Çfarë lajmi tek Reali, kapiteni Ramos kthehet në formacion!

Prej shumë javësh, Reali i Madridit kishte dalë nga faqet e para të gazetave apo titujt kryesorë të emisioneve sportive, dhe jo më kot. Pavarësisht kthimit të Zidanit, skuadra “merenges” ishte krejtësisht jashtë çdo objektivi dhe paraqitjet në fushë vazhdonin të ishin për t’u harruar. Më shumë flitej për blerjet e mëdha të verës, por ja që e kemi më në fund një lajm nga fusha e futbollit.

Kapiteni Sergio Ramos është gati për t’u kthyer në formacionin e kampionëve (ende) në fuqi të Europës. Qendërmbrojtësi ka qenë i dëmtuar dhe ka munguar për 1 muaj me radhë, dhe kthimi i tij (i mundshëm) në 11-en bazë pritet të jetë në javën e fundit të La Ligës, në “Bernabeu” ndaj Betisit. Objektivat e vetme për madrilenët janë fitorja për të respektuar nderin para tifozëve të tyre, si dhe rekordi i mundshëm i golave të Karim Benzemasë në një sezon të kampionatit. Francezi ka 30 gola, ndërsa rekordi i tij është 32.

Sfidanti.al