Çelsi-Totenhem, beteja për Kupën që po tremb Anglinë!

Të zotët e shtëpisë nuk ndihen shumë të sigurt, edhe pse padyshim duhet të jenë favoritë. Çelsi kryesues i Premier Ligës do të ketë përballë rivalin e vet më të fortë këtë sezon, Totenhemin, dhe një betejë e madhe pritet të ndodhë në “Stemford Brixh”. Spërsat e fituan 2-0 duelin në fushën e tyre në fazën e parë të Premier Ligës, ndërsa vijnë në një moment shumë të mirë tani pranë fundit të kampionatit. Në të kundërt, blutë e Londrës u mundën 0-2 në “Old Traford” nga Mançester Junajtid dhe diferenca e tyre në krye është tani vetëm 4 pikë, edhe pse këtë herë në diskutim është mbërritja për në finalen e Kupës së Anglisë.

“Totenhemi mund të quhet skuadra më e mirë e momentit në Angli”, – thotë trajneri i Çelsit, Antonio Konte. Mbrojtësi David Luiz pohon se “ne duhet të luajmë si të ishim monstra për të mundur Totenhemin”. Trajneri i Totenhemit, Maurisio Poçetino, është i prerë në analizën e tij. “Spërsat kanë të njëjtën histori si edhe Mançester Junajtid, – tha ai, – ndërsa në Londër ne kemi më shumë tifozë se Arsenali dhe Çelsi”.

Sfidanti.al