Këta 8 vjet, janë të shumtë klubet që janë hetuar dhe dënuar nga FIFA për shkelje të rregullave lidhur me futbollistët e mitur. Nëse do të bëhet një renditje, në krye të saj do të ishte Çelsi i Londrës. Klubi anglez duket se do të hetohet për herë të tretë në 8 sezone për të njëjtën arsye, pasi duket se po vepron sipas refrenit të këngës së Britni Spirsit “Oh, unë e bëra përsëri”!
Këtë herë, FIFA po heton për transferimin nga Çelsi të lojtarëve të huaj në 18 vjeç, ndërsa rregullorja nuk lejon nënshkrimin e kontratave profesioniste me të miturit. Blutë besojnë se rasti i tyre gjithsesi nuk është aq i rëndë sa ai i Atletikos apo Realit të Madridit që u dënuan nga FIFA, por gjithsesi, mund të ndëshkohen për shkak se janë përsëritës.
Në 2009, klubi i Abramoviçit u dënua me kontratën me Gael Kakutën nënshkruar në 2007, ndërsa FIFA duket se do të hetojë edhe marrjen e Bertrand Traores vitin e kaluar.
Sfidanti.al