Media italiane shkruan se, shumë shpejt, do të zhvillohet një mbledhje mes funksionarëve të lartë Çelsit dhe Juventusit, në të cilën “blutë” e Londrës do të parashtrojnë propozimin e tyre për Gonzalo Higuainin dhe Daniele Ruganin. Ka javë që thuhet se kjo dyshe e Juves është në krye të listës së dëshirave të trajnerit të ri klubit londinez, Mauricio Sari, që trashëgoi bashkatdhetarin e tij, Antonio Konte, në “stolin e nxehtë” në “Stemford Brixh”. Në fakt, ai ka bashkëpunuar me Iguainin te Napoli, kurse me Ruganin tek Empoli, kështu që ai i njeh mirë këta të dy futbollistët, ndërsa konsideron se ata do të mund të përfshihen mjaft mirë në ekip.
Sipas medias italiane, drejtorja e madhe e Çelsit, Marina Granovskaja, njeri i besuar e pronarit të këtij klubi, Roman Abramoviç, ka ardhur ose do të vijë shumë shpejt në Torino, ku do të takohet dhe do të bisedojë për çështjen e lartpërmendur me drejtorin sportiv të “Zonjës së vjetër”, Fabio Paratiçi. “Calcomerkato” spekulon se Marina ka në “xhep” 90-100 milionë euro për të dy futbollistët e mësipërm, kurse Juvja kërkon më shumë – 60 milionë për Hguainin dhe 50 milionë euro për Ruganin.
Sfidanti.al