Politikani : Të gjithë “me sy mbyllur” ta këndojnë himnin gjerman!

Pyetja se a duhet që futbollistët ta këndojnë himnin kombëtar në prag të fillim të ndeshjes, kur luajnë me përfaqësuesen, është bërë një pyetje që po dëgjohet gjithnjë e më shumë gjatë kohëve të fundit. Këtë pyetje ose çështje e ngriti edhe një herë tjetër politikani gjerman, Hans-Ulrih Rilke, që shfrytëzoi si shembull futbollistin e përfaqësueses gjermane, Mesut Ozil. Kohët e fundit, për shkaqe raciste, ky futbollist i Arsenalit të Londrës paralajmëroi largimin e tij nga përfaqësuesja, ndërkohë që fakti se ai asnjëherë gjatë karrierës së tij nuk e ka kënduar himnin gjerman, ka ngjallur një debat të madh.

“Unë konsideroj se nuk po kërkohet shumë që të gjithë futbollistët ta këndojnë himnin kombëtar. Kjo gjë tregon lidhjen dhe përkushtimin ndaj vendit tënd, ndërkohë që u bën të ditur tifozëve se ata (lojtarët) janë gati që t’i mbrojnë ngjyrat e vendit të vet. Sipas meje, duhet të bëhet rregull këndimi i himnit kombëtar dhe kush nuk e përmbush këtë kusht, ai nuk ka vend në kombëetarën tonë”, vuri në dukje politikani i lartpërmendur gjerman.
Sfidanti.al