Në kryesinë e Çelsit janë të shqetësuar se trajneri Antonio Konte mund ta detyrojë mesfushorin Eden HAzar që të largohet nga klubi. Në nëntë ndeshje të këtij sezoni, përfshi edhe kundër Barcelonës dhe Mançester Sitit, Azari ka luajtur si një 9-tësh i maskuar, ndërkohë që vetë futbollisti nuk është aspak i kënaqur, pasi, kështu, ai nuk merr pjesë aktive në lojë dhe e ndjen veten të izoluar nga partnerët.
Bashkëlojtarët e tij kanë frikë se taktikat e çuditshme të Kontës mund ta detyrojnë Hazarin që të largohet nga klubi. Shefat e Çelsit i kanë premtuar futbollistit belg një rol që mund ta afrojë atë me “Topin e artë”, por zgjedhjet taktike të trajnerit nuk e lejojnë Azarin 27-vjeçar që ati t’i demonstrojë plotësisht aftësitë e tij.
Sidoqoftë, frika, ndoshta, është e pabazë, pasi këtij futbollisti belg paga iu bë, këto ditë, 300 000 sterlina në javë, duke e bërë atë një nga më të paguarit në Premier Ligë, kurse Konte, në fund të sezonit, duket se ka shumë mundësi që të largohet nga “Stemford Brixhi”.