Guardiola thumbohet : Mos duhet të lejojmë që dikush të mbajë logon e ISIS-it?

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, e ka zemëruar drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së Futbollit të Anglisë (FA), Glen Martin, që nuk pranon që në futboll disa gjëra pësonale të figurave të caktuara të jenë pjesë të ndeshjeve të Premier Ligës dhe, ndërkohë, ato janë të lidhur me politikën.

Dihet se Guardiola ka qëndrimet e veta politike, sa i përket zgjidhjes së çështjes së Katalonjës, që është se kjo krahinë duhet të bëhet e pavarur dhe, për këtë arsye, ai mban një fiongo të verdhë në thekën e xhaketës së tij, për të cilën ai ka thënë se do ta heqë, vetëm nëse këtë ia kërkon klubi i tij.

“Mos duhet të lejojmë që dikush të mbajë edhe logon e ISIS-it gjatë ndeshjeve të Premier Ligës? Fiongoja e verdhë që mban Guardiola, ka prapavijë politike, por ne nuk duhet të lejojmë që, përmes futbollit, të përhapen simbole dhe mesazhe politike. Kjo gjë nuk duhet të tolerohet”, tha Martini.

Sfidanti.al