Celsi blen një mbrojtës italian në momentin e fundit

Celsi konfirmoi transferimin e mbrojtësit Davide Zapakosta që në “Stemford Brixh” erdhi për 28 milionë euro plus dy milionë të tjerë si bonuse. Celsi, në fakt, nuk mund të mburret se ka realizuar ndonjë sezon veror të mirë transferimesh, ndërkohë që interesant është fakti se tre lojtarë kanë kundërshtuar që të shkojnë te Celsi kampion, i fundit Ros Barkli i Evertonit që “i’u prish mendja” në momentin e fundit. Sidoqoftë, Celsi arriti që të bljë mbrojtësin italian të Torinos, Zapakosta.

“Sapo përfunduam transfermin e plotë të Davide Zapakostës nga Torino. Ky lojtar 25-vjeçar mund të luajë si mbrojtës, si edhe në pozicione të tjerë anësorë, ndërkohë që ai është edhe pjesëtar i përfaqësueses italiane. Ai nënshkroi një kontratë katërvjeçare me klubin tonë”, thuhet në njoftimin e Celsit. Ndërkohë që vetë Zapakosta deklaroi se ai e kishte pasur ëndërr që të luante ne  Premier Ligë dhe se mezi priste që të fillonte të luante në “Stemford Brixh”.

Sfidanti.al