Klubi i Mançester Junajtidit vendosi që t’ua vazhdojë kontratat futbollistëve Eshli Jan dhe Dejli Blind, ndërkohë që kontrata të reja nuk iu ofruan disa të tjerëve që ato u skadojnë verën e ardhshme. Kështu, kontratat e Jangut dhe Blindit mbaronin në fund të këtij sezoni, por klubi konkludoi se këta të dy lojtarë i përmbushin standardet e Mançester Junajtidit, kështu që kontrarat e tyre u shtynë edhe një vit tjetër. Në fakt, Jangu, këtë sezon, ka qenë pjesë standarde e Junajtdit dhe ka luajtur në 26 ndeshje, kurse Blindi – në 15, por, megjithatë, edhe atij iu zgjat kontrata. Në një situatë të ngjajshme u gjenden edhe Ander Herera, Huan Mata dhe Luk Sho, kontratat e të cilëvë, gjithashtu, u zgjatën.
Tani, në ekip, kanë mbetur tre futbollistë, kontratat e të cilëve mbarojnë këtë verë dhe ato nuk u janë atyre, Zllatan Ibrahimoviç, Maruan Felaini dhe Majkëll Kerik që, në fakt, ka bërë të ditur se do të dalë në “pension” në fund të sezonit, kurse dy të parët, sikurse thuhet se i ka njoftuar klubi, mund të kërkojnë klube të rinj.
Sfidanti.al