Kur ai nuk doli nga tuneli për në fushë, në pjesën e dytë, shumëkush u habit. Xherdan Shaqiri kishte qenë i shkëlqyer për Liverpulin në pjesën e parë, por trajneri i tij, Klop, e kishte marrë vendimin. “Puna ime është që ndonjëherë të komunikoj vendime që të tjerët nuk duan t’i dëgjojnë, – tha gjermani pas ndeshjes ndaj Sauthemptonit, – zakonisht, nuk i spjegoj zëvendësimet, por këtë herë u ndjeva i detyruar, pasi djali (Shaqiri) e meritonte. Ai luajti shumë mirë në pjesën e parë”.
Përse pra erdhi zëvendësimi? Klop sqaron se Xherdani ishte afër perfeksionit në sulm, por duhet të përmirësojë ende lojën në mbrojtje, pasi shpesh kundërshtarët arrinin lehtë deri pranë portës së Alisonit në krahun e tij. Për këtë arsye, në pjesën e dytë luajti Xhejms Milneri. Gjithsesi, pjesa e parë mjaftoi që Shaqiri të shpallej lojtari i ndeshjes. Ai krijoi dy gola, të parin dhe të tretin në suksesin 3-0, dhe e ardhmja duket shumë e mirë.
Sfidanti.al