Arsenali e kishte në dorë Hari Keinin, por budallallëku i mëndjes…

Golashënuesi më i mirë i vitit të kaluar, ylli anglez i Totenhemit, Hari Kein, ka arritur që “ta thyejë” mitin dhjetëvjeçar të Lionel Mesit dhe të Kristiano Ronaldos, kështu që, tani, klubi i mësipërm anglez kërkon më shumë se 100 milionë sterlina që ta shesë atë. Dhe vetëm ta mendosh se Arsenali e ka pasur në dorë një “përlë” të tillë të çmuar, por specialistët e tij, sikurse duket, nuk e dalluan dot talentin e ardhshëm, për më tepër Arsen Vengeri që nuk e kuptoj se çfarë “diamanti” kishte në dorë në ekipin e të rinjve të Arsenalit, dhe, kështu, trajnerët e tij konkluduan se Keini nuk kishte kualitet për këtë ekip londinez, duke bërë një budallallëk të madh.

Rivaliteti në Londrën Veriore mes Totenhemit dhe Arsenalit është i madh prej shumë vitesh, kurse Keini kishte vetëm një ëndërr – të bëhej “topçi”. Atë, në fakt, e pranuan në akademinë e futbollit të të rinjve të Arsenalit dhe ai është stërvitur atje, përsa tregojnë edhe fotot përkatëse të asaj kohe të Keinit me bluzën e Arsenalit, por, si një “rrufe në qiell të pastër”, tek Arsenali vendosën se ai nuk është i talentuar!

Sfidanti.al