Arsen Venger nuk ka kohë të pushojë; gati megaoferta për të nga Kina

Sezoni nuk ka përfunduar ende dhe për Arsen venger kanë filluar të vijnë oferta. Një prej tyre vjen nga Lindja e Largët dhe është një shifër e majme që do ta shndërronte atë në trajnerin më të paguar në botë. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik ‘Daily mirror’ sipas të cilit oferta e ardhur nga Kina për trajnerin e Arsenalit është mbi 24 milionë Paund në vit, që do të thotë se është më e lartë se ajo që përfiton Marçelo Lipi si trajneri i përfaqësueses kineze.

Por në këtë histori ka një problem që lidhet me vullnetin e Vengerit. Gjithnjë sipas ‘Daily Mirror’, francezi duket se nuk është i interesuar që të jetë trajneri më i paguar në botë pasi dëshiron të punojë ende në futbollin evriopian në Francë ose në Spanjë. Mesohet se së fundmi Paris Sën Zhermeni ka shfaqur interesin për Venger për ta patur atë në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm si ndërmjetësin mes Tomas Tuhel që do të jetë trajneri i ri i skuadrës dhe presidentit Naser Al Kelaifi.

sfidanti.al