Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, u gjend në një situatë të pazakontë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës mes ekipit të tij dhe Atletikos së Madridit. Në një moment, tifozë të ekipit vizitor gjuajtën në drejtim të tij, besojeni ose jo, një copë buke. Por, megjithatë, reagimi i Ozilit është më shumë sesa i mirë. Futbollisti gjermano-turk e mori bukën, e puthi dhe e la në anë të fushës!
Ndeshja e parë mes Arsenalit dhe Atletikos përfundoi në barazim 1-1, kurse ajo e kthimit do të luhet në Madrid mbas gjashtë ditësh.
Sfidanti.al