Gjatë 24 orëve të fundit, u publikua një informacion, sipas të cilit saga e gjatë lidhur me transferimin e Filipe Kutinjos nga Liverpuli te Barcelona po i afrohet fundit, ndërkohë që lajmet më të fundit thonë se Liverpuli dhe Barcelona, më në fund, e gjetën gjuhën e përbashkët dhe, kështu, ky futbollist brazilian do të transferohet për te klubi katalonjas për 160 milionë euro. Por, po ashtu, thuhet se Liverpuli i ka kërkuar Barcelonës që ajo të mbajë heshtje lidhur me këtë transferimit, deri sa “të kuqtë” e Jyrgen Klopit të gjejnë zëvendësuesin e Kutinjos.
Gjithashtu, pretendohet se pasues i Kutinjos te Liverpuli do të jetë Lemari, ndërkohë që sytë e klubit të “të kuqeve” janë drejtuar edhe te Virxhil Van Dajku që, po ashtu, ka qenë mjaft i kërkuar në pazarin e transferimeve.
Sfidanti.al