Abramovic e konfirmon ne pankinë, por Sarrin e pret një kalendar i vështirë

Roman Abramovic vendosi të mos e shkarkojë Mauricio Sarrin nga pankina e Celsit edhe pas humbjes së thellë me Mancester Sitin 6-0. Italiani në këtë mënyrë fitoi një tjetër mundësi por ditët në vazhdim do të jenë shumë të vështira për të pasi atë dhe Celsin e presin një kalendar i ngjeshur me ndeshje shumë të vështira. Do të jenë përballjet e Europa League me Malmon, më pas është përballja me Mancester Junajtid që po gëzon një formë të shkëlqyer, pa harruar këtu finalen e Kupës së Ligës që Celsi do ta luajë pikërisht me Sitin dhe derbin me Totenhemin.

Por problemi më i madh me të cilin po përballet Mauricio Sarri është pikërisht skuadra e tij. Futbollistët më me peshë te Celsi e kanë kritikuar italianin për taktikën e tij që sipas tyre vetëm sa ka shtuar konfuzionin e tyre. Kjo do të thotë se tani Sarrit i duhet të rifitojë besimin e futbollistëve për të evituar shkarkimin nga detyra.

sfidanti.al