Analistët e bankës UBS (Bankë ndërkombëtare me seli në Zvicër) publikuan një listë me ekipet favorite që do të mund ta fitojnë Kupën e Botës Rusi 2018 (14 qershor – 15 korrik). Gjermania para Brazilit, jeni dakord ju? Shumëkush e konsideron Brazilin favoritin kryesor për fitimin e kampionatit botëror të ardhshëm, por analistët përkatës nuk janë të këtij mendimi.
Duke përdorur një program që ata e aplikojnë për të parashikuar çmimet e aksioneve në bursat botërore, analistët arritën deri te konkluzioni se Gjermania titullmbajtëse është favoritja nr.1 me 24 për qind që ta fitojë përsëri Kupën e Botës. Brazili që shumëkush konsideron se ka ekipin më të fortë, ndodhet në vend të 2-të me 19,8 për qind dhe Spanja e treta me 16,1 për qind.
Sfidanti.al