Frika e madhe e ka lënë tashmë shenjën. Iker Kasijas pas infarktit akut në miokard të pësuar rreth 2 javë më parë, duket se ka vendosur që të lërë futbollin e luajtur. Porto, me të cilën ai kishte edhe një vit në kontratën e tij, është gati t’i ofrojë spanjollit një rol drejtuesi sic u njoftua edhe nga presidenti i klubit, Pinta da Kosta.
‘Duam që Kasijas të qëndrojë dhe jo vetëm për një vit. është një prej tanëve për të cilin këtu do të ketë gjithnjë vend-mësohet të ketë thënë Da Kosta
Portieri spanjoll që pas 3 ditësh do të festojë 38 vjetorin e tij të lindjes, u duk i vendosur për të lënë këtë sport dhe ky vendim ishte mëse i kuptueshëm duke parë atë cfarë ndodhi. Kasijas ka zhvilluar 911 ndeshje ne karrierë, 1078 nëse shton edhe ato me përfaqësuesen. Ai ëshyë lojtarëi me më shumë sfida në kompeticionet e UEFA, me më shumë ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe me Spanjën. për më tepër ai ka fituar gjithcka në karrierën e tij ku përmendim 3 Liga Kampionesh me Realin, 1 Botëror dhe 2 Evropianë me Spanjën
Por vetë Kasijas vendosi të frenojë zërat që flasin për tërheqjen e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. ‘Do të vijë dita kur do të më duhet që të tërhiqem-theksohet në postimin e Kasijas-më lini që ta bëj të ditur këtë lajm kur të vijë momenti. Duhet qetësi për momentin. Dje bëra një kontroll te Dr. Felipe Masedo dhe gjithcka është mirë. Ky po, që është një lajm që dua ta ndaj me ju’.
sfidanti.al