Polemikat e Stramacionit, Federata Iraniane: Sjellje jo profesionale

Cështja Stramacioni në Iran pasurohet me një kapitull të ri. Komisioni i Disiplinës i Federatës Iraniane të Futbollit i dërgoi klubit të Estegal të Teheranit një notë censure kundër trajnerit italian të cilin e akuzoi për sjellje jo profesionale dhe për deklarata jo të vërteta.

Ditët e kaluara ish trajneri i Interit shkaktoi polemika pasi e pati të pamundur që të largiohej nga Irani pasi i kishte skaduar viza turistike. ‘Klubi im ishte i informuar, kishte organizuar edhe transferimin relativ në aeroport. për fat të keq, për motive burokratike dhe administrative nuk ishte e mundur që të largohesha-tha Stramacioni, ndërkohe që për të sistemuar gjithcka hyri në veprim edhe Ambasada Italiane

Por jo vetëm kaq, kohë më parë 43 vjecari pas humbjes në ndeshjen e hapjes me Gostareshit shpërtheu në një konferencë shtypi duke u ankuar për mungesën e një përkthyesi. ‘Nuk e di nëse ky vendim u mor nha klubi apo Federara, por gjithsesi është një mungesë respekti kundrejt profesionalizmit tom dhe një trajneri të huaj në Iran’.

Por tani duket se situata është qetësuar. Presidenti i Estegalit, Esmail Kalilzadeh tha se problemet mes palëbe janë zgjidhur përfundimisht. ‘Stramacioni është një njeri shumë i mirë dhe besojmë se ai mund të arrijë rezultate të larta me skuadrën-tha Kalilzadeh.

sfidanti.al