Pogba: Ngjarjet jashtë fushe kanë ndikuar në trupin dhe mendjen time!

Ajo që paska ngjarë me vëllanë, me historitë për kërcënime e shantazh dhe për akuzat brenda familjes, paskan lënë shenjë. E pohon Pol Pogba ndërsa pritet të kthehet në fushën e lojës pas një kohe të gjatë. Flitet për kërcënimin që iu bë atij në 19 mars të vitit të kaluar, kur i kërkuan 13 milionë euro, ndërsa ai u dorëzoi 100 000. Prej kohësh, Pogba ka qenë i dëmtuar dhe pritet që të mos mungojë për Juventusin në këtë fund sezoni.

Sfidanti.al