Pochettino: Nuk na duhet sulmues në këtë merkato

Trajneri i Chelsea-s, Mauricio Pochettino, tha se ka zhvilluar bisedime me pronarët e klubit për të diskutuar në lidhje me merkaton e janarit. “Ne po vlerësojmë skuadrën aktuale, si gjithmonë. Ne patëm një bisedë me pronarët dhe drejtorin sportiv dje dhe sot. Ne po kërkojmë, ashtu si edhe ekipet e tjera, mundësitë që do të ofrojë merkato e janarit. Gjithçka shkoi mirë në këto takime, ne mbajmë gjithmonë një marrëdhënie të mirë”, tha trajneri argjentinas. Pochettino hodhi poshtë sugjerimet se londinezët do të duhej të shesin lojtarët me radhë përpara se të blejnë, në mënyrë që ata të përmbushin kërkesat e “Fair Play Financiar”, duke thënë:  “Jo, nuk është kështu. Ka shumë thashetheme që qarkullojnë. Nuk është e nevojshme të shesim nëse duam të blejmë disa lojtarë”. Me Christopher Nkunku të lënduar përsëri dhe Nicolas Jackson të larguar në Kupën e Kombeve të Afrikës, Pochettino hodhi poshtë sugjerimet që Chelsea duhet të nënshkruajë me një sulmues. “Jam shumë i lumtur sepse kemi Armando Broja dhe Cole Palmer që mund të luajnë në pozicionin e sulmuesit. Ne kemi nevojë për linjën tonë të dytë të lojtarëve sulmues për t’u rritur dhe për të shënuar gola. Unë jam shumë pozitiv dhe i lumtur me skuadrën”, – tha argjentinasi.

sfidanti.al