Trajneri i Argjentinës, Horhe Sampaoli, gjatë ndeshjes me Nigerinë (2-1) i kërkoi leje Lionel Mesit që ta fuste ose jo në lojë Serhio Agueron. Disa videoregjistrime që janë publikuar në rrjetet sociale, tregojnë se Sampaoli, i përfshirë nga paniku, pyet Mesin: “Ta fusë në lojë Kunin?”. Atëkohë, rezultati i ndeshjes ishte 1-1.
Sulmuesi i Mançester Sitit, Aguero, hyri në lojë, si zëvendësues, në min. e 80-të, gjashtë minuta para se Roho të shënonte golin vendimtar që i dha fitoren dhe kualifikimin Argjentinës. Po ashtu, sikurse bëhet e ditur, në pushimin mes dy pjesëve të ndeshjes së mësiperme, Mesi u mbajti një fjalim motivues bashkëlojtarëve të vet pa praninë e trajnerit Sampaoli. Media argjentinase, ndërkohë, shkruan se situatën tani, ne prag te ndeshjes me Francen per çerekfinale, tek përfaqësuesja e Argjeninës e kanë marrë në dorë Mesi dhe Maskerano, duke e anashkaluar plotësisht Sampaolin.
Sfidanti.al.