Përfaqësuesja e Kroacisë, megjithëse luajti me formacionin e saj të dytë, e mundi homologen e vet të Islandës, duke zënë kështu vendin e parë në grup me nëntë pikë të plota, por, ndërkohë, i bëri edhe një shërbim jo të vogël Argjentinës, duke e ndihmuar këtë të fundit që të kalonte edhe ajo në fazën knock out. Me këtë rast, u prononcua edhe presidenti i federatës kroate të futbollit, Davor Shuker, që zbuloi se atë e kishin marrë në telefon disa argjentinas që e kishin falendëruar për “ndihmën”.
“Nuk do të doja që të pëmendja ndonjë emër, por mua më kanë marr në telefon shumë argjentinas, duke më thënë se kishin besim te neve. Ky është kampionat botëror dhe jo ndonjë konkurrim sportiv shkolle. Ne jemi një përfaqësuese krenare, fizikisht e ngjashme për çdo ndeshje, ne kemi forcë, unitet dhe harmoni. Shfrytëzoj rastin që t’i lutem medias që të mos të na na e ngrejë më shumë sesa duhet stekën, të mos flasë për çerekfinalet, por tani ne të gjithë duhet të përqëndrohemi te Danimarka”, tha Davor Shukeri, fitues i vendit të tretë me Kroacinë në kampionatin botëror të vitit 1998 në Francë, kurse sot president i federatës kroate.
Sfidanti.al