Një statistikë fantastike: Kovaçiç – 79 pasime të saktë në 79 të tillë!

Kroacia, momentalisht, është përfaqësuesja më impresive në kampionatin botëror që po zhvillohet në Rusi dhe jo vetëm, për shkak të tri fitoreve në grupin e vet, por edhe për shkak të mënyrës sesi po luajnë djemtë e trajnerit Zllatko Daliç. “Shoun” kroat, në fakt, e udhëheqin mesfushorët Luka Modriç dhe Ivan Rakitiç, por në ndeshjen me Islandën edhe një futbollist tjetër kroat tregoi se edhe ai mund të luajë në të njëjtin nivel si dyshja e lartpërmendur. Mateo Kovaçiçi luajti në vend të Rakitiçit në formacionin e parë dhe jo vetëm që nuk zhgënjeu, por tregoi një performancë të shkëlqyer.

Statisticienët e saktë llogaritën se ky futbollist 24-vjeçar i Realit të Madridit nuk gaboi në asnjë pasim që dha. Ai luajti 80 minuta dhe, gjatë kësaj kohe, dha 79 pasime të sakta në 79 përpjekje të tilla! Me të vërtetë, e pazakontë dhe impresive.

Sfidanti.al