Legjenda e futbollit francez e botëror dhe ish-presidenti i UEFA-s Mishel Platini nuk ka asnjë dilemë se kush futbollist e meriton sivjet “Topin e artë”. Ai konsideron se këtë çmim prestigjioz duhet ta fitojë Rafael Varani i Realit të Madridt, duke shpjeguar edhe arsyen se përse ai mendon kështu:
“Shpresoj se ky futbollist francez do ta fitojë ‘Topin e artë’. Unë nuk kam asnjë vështirësi lidhur me lojtarin që e meriton këtë trofe. Ai është Rafael Varan, duke qenë se ai është i vetmi që ka fituar edhe Ligën e Kampioneve dhe edhe kampionatin botëror të fundit. Varani është një futbollist fantastik me arritje të jashtëzakonshme. Gjithçka tjetër është subjektive”.
Sfidanti.al