Vinçenco Jakinta dikur konsiderohej si një nga sulmuesit më të mirë në Itali dhe performancat e tij fantastike me Udinezen bënë që ai të transferohej për te Juventusi dhe të përfshihej në përfaqësuesen italiane që u shpall kampione bote më 2006.
Jakinta i dha fund karrierës së tij si futbollist më 2012, por më vonë emri i tij u lidh me një nga skandal të madh në Itali, pasi i ati i tij u akuzua për zotërim të paligjshëm armësh që përdoreshin nga Mafia famëkeqe italiane, “Ndrangeta”.
Gjykata e Rexho Emilias, më në fund, dha verdiktin përfundimtar në një gjyq që zgjati shumë kohë dhe, sipas këtij verdikti, Jakinta u shpall fajtor së bashku me të atin e tij, sepse që të dy ishin akuzuar se kishin ndihmuar organizatën e mësipërme mafioze.
Ish-kampioni i botës u dënua me dy vite burg, kurse i atij shumë më tepër, me 19 vite burg.
Sfidanti.al