Andrea Pirlo nuk kishte simpati për Cristiano Ronaldos, në kohën që drejtonte Juventusin, në sezonin 2020-2021. Kjo është zbuluar nga ish-ndihmësi i tij, Alparslan Erdem. Sipas tij, Pirlo nuk e shihte Ronaldon si lojtarin ideal për sistemin që dëshironte të aplikonte te Juventusi. Erdem ka treguar se gjatë analizave teknike, stafi kishte konstatuar se Ronaldo kishte statistikat më të ulëta në presing dhe në lëvizjet pa top krahasuar me pjesën tjetër të skuadrës.
Megjithatë, trajneri italian nuk kishte mundësi të ndërhynte, për shkak të statusit dhe ndikimit që kishte Cristiano Ronaldo në klub. “Pirlos nuk i pëlqente Ronaldo, por nuk kishte çfarë të bënte. Analizat e të dhënave treguan se Ronaldo kishte vrapimet më të këqija dhe presionin më të keq. Pirlo nuk e donte Ronaldon në ekip, por nuk mund të bënte asgjë sepse ishte Cristiano Ronaldo. Ai preferonte Moratën që i përshtatej formacionit 4-4-2. Sistemi thjesht nuk funksiononte as me Ronaldon dhe as me Dibalan, por ai nuk mund të bënte asgjë për këtë”, deklaroi Erdem.
Në atë sezon, Juventusi e mbylli kampionatin në vendin e katërt dhe u eliminua herët nga Champions League, pavarësisht se Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës. Pavarësisht fitimit të Kupës së Italisë, drejtuesit e klubit vendosën të ndaheshin me Pirlon në fund të sezonit, duke e konsideruar projektin e tij të pasuksesshëm. Pas eksperiencës me Juventusin, Andrea Pirlo u zhvendos në Turqi, ku mori drejtimin e Karagumruk në vitin 2022, ndërsa më pas drejtoi Sampdorian në Serie B. Prej fillimit të vitit 2025, trajneri italian ka marrë drejtimin e skuadrës Dubai Junajtid në Emiratet e Bashkuara Arabe.
sfidanti.al