Pique nuk e pranon; mesazh në rrjetet sociale kundër Rafinhas pas 2-2 me Celta

Barcelona barazoi 2-2 me Celta Vigon, një rezultat që rezulton të jetë I hidhur ky për skuadrën blaugrana pasi mund t’i kushtojë titullin. Luis Suarez me deklaratën e tij e konfirmoi këtë fakt, por ai që i hedh benzinë zjarrit atmosferës pas ndeshjes është pikërisht Gerard Pique i zemëruar për aksionin që solli golin e dytë të Celtas ku protagonist bashkë me mbrojtësin u ba edhe ish mesfushori i Barcelonës, Rafinha.

Sigurisht, Pique në postimin e tij nuk i referohet drejtpërdrejtë brazilianit, por sipas të përditshmes AS që e qartë që ai i drejtohet pikërisht Rafinhës. ‘Jemi të destinuar të shtiremi. Të shtiremi’. Pak fjalë që nëse i bashkohen mesazheve të tjera nga disa përdorues në Twitter e bëjnë që të kuptohet situata. Pique duket se i referohet  aksionit që solli golin e dytë të Celta ku akordohet një faull i Pique kundrejt Rafinhas. Sipas imazheve në rrjetet sociale duket se Pique nuk e ka prekur kundërshtarin e tij në rrëshqitje e sipër dhe se Rafinha shtiret sikur pësoi faull. Me fjalë të tjera Pique nuk e pëlqeu aspak sjelljen e ish shokut të tij të skuadrës.

Sfidanti.al