Pique bën propozimin për reduktimin e skuadrave në La Liga

Gerard Pique është shprehur pro reduktimit të numrit të skuadrave në La Liga. Ish-mbrojtësi i Barcelonës analizoi numrin e skuadrave në La Liga dhe theksoi se ky kampionat ka shumë ndeshje.

“Ne kemi nevojë që të gjitha organizatat të mblidhen dhe të thonë: ‘Nuk është e mundur që të ketë 80 ndeshje në një vit’. Ka shumë ndeshje dhe njerëzit as nuk e dinë se çfarë po luhet dhe pastaj në nivel sportiv niveli bie. Ne kemi nevojë për një kalendar me më pak ndeshje, të cilat megjithatë do të ishin më konkurruese. Në vend të kampionateve me 20 ekipe, kaloni në 16 apo edhe 14 ekipe”-deklaroi Pique.

sfidanti.al