Nëse trajneri zikaltër u kujtoi të gjithëve se ekipi i tij e ka fituar derbin edhe 3-0, tekniku kuqezi është më i përmbajtur, por e lëshon edhe ai një batutë. “Jam i sigurt se drejtoj një grup shumë të fortë e shumë konkurrues, dhe çdo ndeshje e luajmë sikur të jetë e fundit dhe shumë e rëndësishme, – tha ai, – nuk bazohemi tek individët, por tek skuadra, edhe kur fitojmë, edhe kur nuk ia dalim”. “Derbi është derbi, – vazhdon Stefano Pioli në emër të Milanit të tij, – shumë e fortë, nuk ka favorit, dhe kanë vendosur episodet. Jemi përgatitur për të fituar, por kështu ka bërë edhe Interi. i kemi cilësitë për të fituar”.
Sfidanti.al