Petër Çeh pa të ardhme tek Arsenali? Stolin e ka falas nga Emeri…

Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, thotë se ai nuk është i sigurt për të ardhmen e portierit veteran Petër Çeh tek klubi i “topçinjve”. Disa mediume angleze shkruajnë se ky portier çek mund të largohet që gjatë këtij janari, por nuk përmendet destinacioni i tij i radhës.
Emeri, kur u pyet lidhur me të ardhmen e portierit të lartpërmendur, tha se ai nuk e di se çfarë do të ndodhë me Çehun në të ardhmen.
“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, fillimisht unë do të bisedoj me kryesinë dhe vetë Çehun. Ai e nisi sezonin shumë mirë, performoi mjaft mirë në portë dhe punonte me përkushtim të madh, por më pas erdhën dëmtimet që ai i kuroi dhe tani qëndron në stolin e rezervave. Unë jam shumë i kënaqur nga ai. Do të bisedoj për të ardhmen e tij dhe në këtë moment dua që ai të përqëndrohet në çdo stërvitje dhe ndeshje”, vuri në dukje trajneri i Arsenalit.
Sfidanti.al