Ferrari i nënshtrohet një ndryshimi në postet drejtuese të tij pikërisht 2 muaj përpara fillimit të Botërorit të ri të Formula 1. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘La Gazetta Dello Sport’, Mauricio Arrivabene nuk është më Drejtori i përgjithshëm i skuderisë italiane që nuk ia rinovoi kontratën dhe vendin e tij do ta marrë matia Binoto, që deri në këtë moment ishte në rolin e Drejtorit Teknik të Ferrarit.
Mësohert se largimi i Arrivabenes lidhet me rendimentin e skuadrës së Ferrarit në botërorin e Formula 1 në 2018 që ra ndjeshëm në pjesën e dytë të sezonit dhe kjo ndodhi pikërisht kur të gjithë po mendonin se Kokëkuqja italian por rivalizonte fort me Mercedes përtitullin botëror për konstruktorë. në krahun tjetër, Binoto që u bashkua me Ferrarin në vitin 1995 si inxhinier motorist, me kalimin e viteve fitoi besimin e Serxho Markiones deri sa u zgjodh Drejtor Teknik i skuadrës.
Mësohet se përvec rendimentit jo të kënaqshëm të Ferrarit, faktori që ndikoi në largimin pas rreth 5 vitesh të Arrivabenes ishte dhe raporti i komplikuar që kishte me Binoton. Marrëdhëniet mes tyre ishin kaq të vështiora sa Binoto vetë mendoi për largimin nga Kokëkuqja italiane. ‘Gazzetta Dello Sport’ bën edhe një bilanc të Arrivabenes me Ferrarin, nën drejtimin e tij, skuderia italiane regjistroi 14 fitore garash, 13 me Fetel e 1 me Raikkonen, 3 vende të dyta në klasifikimin për konstruktorë dhe vendet e dyta për pilotë të Fetet në 2017-2018.
sfidanti.al