‘Përplasje titanësh’ në Coppa Italia; të mëdhatë zihen për datat e gjysmëfinaleve

Pa rifilluar ende pjesa e mbetur e sezonit në futbollin italian, dhe ekipet e mëdha të tij kanë nisur ‘sherrin’ mes tyre dhe shkak janë bërë ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Është parashikuar që në këtë fazë të kompeticionit Juventus-Milan të luhet në 12 qershor, ndërsa Napoli-Inter  në 13 qershor, gjithnjë nëse do të merret edhe miratimi nga qeveria Conte, ndërkohë që finalja është parashikuar të luhet në 17 qershor

Në këtë pikë ka disa pakënaqësi te Interi që në 20 qershor do të luajnë ndeshjen te shtyrë të javës së 25 të Serie A ndaj Sampdorias. Klubi zikaltër kërkon që të luajë i pari ndeshjen e tij gjysmëfinale të Kupës së italisë, por ka gjetur kundërshtimin e Juventus dhe Milanit, kështu që në këtë pikë do të duhet të zbatohet rregullorja

Duke parë kalendarin rezulton se Interi në rastin më të mirë mes Kupës e Kampionatit do të duhet të luajë 4 ndeshje në periushën 13-24 qershor. Por për ndeshjet gjysmëfinale askush nuk bën lëshime e për më tepër, Marotta pa që t’i refuzohet edhe kërkesa e klubit milanez për shtyrjen e finales së Kupës në 2 gusht.

Me pak fjalë para Interit është ngritur një mur që nuk do të pëlqehet aspak nga ky klub që pritet të veprojë dhe në këtë pikë hedhja në fushën e lojës në ndeshjen me Napoli skuadrën e të rinje mund të jetë më shumë se thjesht një ide provokuese.

Sfidanti.al