Përforcim surprizë, Lazio arrin akordin me Giroud

Olivier Giroud është gjithnjë e pranë kalimit te Lazio. Klubi  bardhekaltër nka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez duke I ofruar një kontratë deri në vitin 2022 me pagë prej 3.5 milionë Euro në sezon. Tani ajo që pritet  është gjetja e marrëveshjes me Chelsean, me të cilin Giroud ka një kontratë deri në 30 qershor të 2020.

Në këtë mënyrë kaq të papritur, Lazio arriti të kalojë konkurencën e Tottenhamit edhe pse londinezët kishin një avantazh logjistik për futbollistin, ndërkohë që emri I francezit ishte I lidhur edhe me atë të Interit

Nga ana e tij, trajneri I Chelseat, Frank Lampard nuk u bë pengesë për largimin e Giroud që në këtë sesion të merkatos duke qenë se sulmuesi në këtë sezon ka luajtur vetëm 7 ndeshje me fanelën e Bluve në Premier League, Champions dhe Superkupën Evropiane

‘Nëse gjërat do të shkojnë për në drejtimin e duhur dhe nëse të gjitha palët do të jenë dakord, atëherë ai mund të largohet-tha Frank Lampard-ai ka shumë eksperiencë, Olivier është një profesionist shumë I mirë dhe kjo është dicka shumë pozitive’.

Olivier Giroud u transferua nga Arsenali te Chelsea për vlerën e 20 milionë Eurove në janar të 2018 kur në pankinë ishte Antonio Conte

Sfidanti.al