Perez fton Zidane për të marrë drejtimin e Real Madridit

Sa herë që përmendet posti i trajnerit te Real Madridi, emri i legjendës së klubit Zinedine Zidane del automatikisht në pah, pasi ai ka pasur dy periudha shumë të suksesshme si trajner, duke fituar tre Liga të Kampionëve.

Megjithatë, ai dha dorëheqje në vitin 2022, duke deklaruar se nuk kishte mbështetje të plotë nga bordi gjatë merkatos. Sipas “Diario AS”, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, ka tentuar ta rikthejë Zidanen. Pas vendimit për shkarkimin e Alonsos, Pérez ka kontaktuar francezin për të parë nëse ishte i interesuar të rikthehej.

Kjo ka ndodhur në dhjetor, por Zidane ka bërë të ditur se është i përkushtuar të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas Kupës së Botës 2026, kur Didier Deschamps pritet të largohet.