Për mediat është lajm, Zhoze Murinjo vë këmbë në Mynih!

Çfarë problemi me këto gazetat dhe mediat në përgjithësi. Njerëzit thonë se edhe sikur një p… të bëjë ndonjë personazh i shquar, nisin menjëherë titujt e mëdhenj. Ja, gazeta gjermane “Bild” deshi të bënte sensacion me Zhoze Murinjon, ndërsa trajneri portugez vur këmbë në aeroportin e Mynihut (gazeta thekson se kjo ndodhi fiks në 13:51 me një avion të Lufthansës). Ish-trajneri i Mançester Junajtidit erdhi në Mynih që nga Londra, ku gazetat angleze nuk ngurruan t’i dedikonin tituj si “Zhoze, të ka marrë malli për Londrën?”

Mos vallë, Zhozeja shkoi në Bavari për t’u bërë trajner i Bajernit? Jo, jo, as që bëhet fjalë. Portugezi ndodhet aty për një punë promocioni me Adidasin në Hercogenaurah, por ç’rëndësi ka kjo. Thashethemet ende shesin gazeta dhe “Bildi” jo më kot i përket “racës” së tabloideve.

Sfidanti.al