Kai Haverc, ja përse Bajerni kërkon “margaritarin” 100-milionësh!

Asnjë djalosh nën 20 vjeç nuk kishte arritur të shënonte 13 gola në Bundesligë që nga sezoni 1967-1968. Gjysmë shekulli më parë, lavdia i takoi Horst Këpelit, ndërsa kur duhen edhe disa javë deri në përfundim të kampionatit Kai Haverc mund ta shtojë edhe më tej rekordin e tij. Nuk është gjë e vogël që një lojtar i kësaj moshe, dhe që luan mesfushor, të shkëlqejë kaq shumë si golashënues. Haverc nuk e ka pasur problem të realizojë të treja penalltitë që ka marrë përsipër, gjë që tregon nerva të forta për një djalë me moshë 19 vjeç e 306 ditë.

Ai ka luajtur vetëm 19 ndeshje, në të cilat ka shënuar 13 gola, dhe kjo është arsyeja se përse Bajerni i Mynihut e ka bërë objektiv të verës. Më parë, Haverc dëshiron që të kualifikojë Leverkusenin të paktën për në Ligën e Europës, dhe në këtë mision fisnik ai ka në krah një lojtar me më shumë përvojë. Ky është Kevin Foland, 26 vjeç, autor i 12 golave në 26 ndeshje të luajtura në këtë sezon të Bundesligës. Dyshja Haverc-Foland ka 25 rrjeta së bashku, ndërsa Leverkuseni ka shënuar gjithsej 51.

Gjithsesi, Leverkuseni e ka paralajmëruar Bajernin se do të kërkojë 100 milionë euro për kartonin e 19-vjeçarit, një shifër aspak e zakonshme në Gjermani. Sipas lajmeve, bavarezët mund ta shtyjnë projektin për në verën e vitit 2020, ndërsa Haverc ka kontratë me Bajerin deri në 2022.

Sfidanti.al