Pep Guardiola, 29 tituj në karrierë; 1 titull cdo 23 ndeshje

Pep Guardiola nuk lodhet së fituari tituj. Kupa e Ligës e fituar në finalen me Aston Vilën, ishte e 29 në karrierën e trajnerit katalanas  dhe e 8 me skuadrën e Manchester City drejtimin e të cilit e mori në vitin 2016.

Për më tepër, Guardiola dhe Manchester City e fitojnë trofeun e Kupës së Liës për të tretin vit radhazi dhe duke parë këto të dhëna rezulton se Guardola fiton 1 trofe cdo…23 ndeshje. 25 titujt që ka fituar Mourinho ndaj të cilit ka humbjen e vetme në 14 finalet e kompeticioneve në vendet ku ka punuar, tashmë janë larg me 49 vjecarin që vetëm në 1 vit ka ndenjur pa trofe në 11 sezone karrierë në elitën e futbollit evropian.

Që nga momenti që mori drejtimin e Barcelonës në 2008-2009, Guardiola ka mbyllur pa trofe vetëm sezonin 2016/17, sezoni I tij I parë te Manchester City. Me Barcelonën ai fitoi 3 tituj të La Ligës, 2 Kupa Mbreti, 3 Superkupa të Spanjës, 2 Liga Kampionesh, 2 Superkupa Evropiane dhe 2 Botërorë Klubesh për një total prej 14 titujsh ne 4 sezone.

Me Bayernin e Mynihut ai fitoi 3 tituj të Bundesligës, 2 Kupa të Gjermanisë, 1 Superkupë të Evropës dhe 1 Botëror Klubesh, 7 trofe në total në 3 sezone.

Ndërsa me Manchester City ka arritur në 8 trofe nmë 4 sezone duke fituar të gjithë titujt brenda kufijve britanikë dhe këtë sezon ka ende trofe për të fituar. Të vetmit që e kalojnë Guardiolës për numrin e trofeve janë Sir Alex Ferguson me 48 dhe Mircea Lucescu me 32

Sfidanti.al