Dikur futbollisti më i mirë i botës, Lotar Mateuz, i dha fund karrierës së tij si trajner. Suksesin e tij më të madh ai e arriti në krye të Partizanit të Beogradit, të cilin ai më 2003 e kualifikoi në Ligën e Kampioneve.
Angazhimin e tij të fundit Mateuzi e ka pasur si trajner i Bullgarisë më 2012, kur ai nuk arriti ta kualifikoi përfaqësuesen e këtij vendi në Evropianin e Ukrainës dhe të Polonisë.
“Unë kam refuzuar disa oferta të fundit. Aventura ime si trajner ishte e bukur. Më vjen keq që nuk arrita të bëhem trajner në Bundesligë”, vuri në dukje Mateuzi që momentalisht është specialist këshilltar i televizionit Skaj, ndërkohë që në të kaluarën ai ka qenë trajner i Rapidit të Vjenës, Atletikos Pranenese, Salcburgut, Makabit Netanja dhe i përfaqësueses së Hungarisë.