Cristiano Ronaldo ishte protagonist absolut i Juventusit në ndeshjen me Cagliarin që bardhezinjtë e fituan 3-1. Pas zhbllokoi rezultatin me një goditje me kokë, portugezi u ndëshkua nga arbitri Calvarese me karton të verdhë pasi goditi portierin Cragnio në dalje me këmbën të ngritur lart. Një gjest ky që nëse do të kishte një interpretim më të ashpër të rregullores, mund të sillte ndëshkimin me karton të kuq të tij.
Pas kësaj Ronaldo shpërtheu edhe me 2 gola të tjerë për të plotësuar tripletën personale duke festuar në mënyrë polemizuese teksa iu drejtua telekamerave me gishtin në vënbë në vesh sikur të donte të thoshte: ‘Nuk ju dëgjoj’ atyre që e kritikuan pas eliminimit të Juventusit në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve nga Porto.
Sfidanti.al