Pas Suarez, Cuadrado kalon provimin e gjuhës italiane, së shpejti do jetë komunitar

Mund të shkaktojë ironi në rrjetet sociale pas cështjes Suarez, por Juventus që nga kjo e shtunë e ka një futbollist me statusin e komunitarit dhe këtë radhë nuk hyn fare Universiteti i Perugias. Futbollisti kolumbian dha provimin e gjuhës italiane në selinë e Universitetit për të Huajt të Sienës që ndodhet në Toroni, një modalitet që është një praktikë edhe për persona jo të famshëm që japin këtë provim.

Juan Cuadrado arriti të kalojë me sukses këtë provim dhe së shpejti pritet të ketë në duar edhe pasaportën e komunitarit.

Sfidanti.al