Pas shkarkimit; Boban: Milani I mbylli bisedimet me Rangnick në dhjetor

Zvonimir Boban u largua nga Milani për një cështje të drejtë, por kroati nuk është dakord me këtë. Pasi mori letrën e shkarkimit nga detyra, ish mesfushori I Milanit bëri reagimin e tij nëpërmjet një interviste për të përditshmen ‘Il Giornale’

‘Intervista ime ishte shumë e mirë legalisht e realizuar pas shumë pyetjeve të qartësimeve të brendshme që ishin injoruar-tha Boban-nuk e dija që ishim në Korenë e Veriut’”.

Ai që shkaktoi të gjithë këtë kaos te Milani ishte interesi I shfaqur nga Elliot për trajnerin gjerman Ralf Rangnick dhe kjo solli edhe në thyerjen e raporteve mes Boban dhe Ivan Gazidis. Tani ish Shefi I Futbollit betohet se Rangnick te Milani është një fakt I kryer

‘E kishin mbyllur këtë cështje pa na thënë asgjë-tha Zvonimir Boban në intervistë teksa tregoi versionin e tij të fakteve

Sfidanti.al