Chelsea mendon për Ter Stegen për të zëvendësuar Kepan

Chelsea kërkon të rinovojë repartin e portierëve dhe një prej emrave që po përmenden në ambientet e klubit londinez është ai Marc Andre Ter Stegen. Sipas asaj që publikohet te Sunday Express, portieri gjerman është kandidatura më e mirë për të zëvendësuar Kepa Arrizabalaga

Drejtuesit e Bluve besojnë se Ter Stegen mund të largohet nga Barcelona verën e ardhshme, ndërkohë që Frank Lampard nuk është I kënaqur me rendimentin e portierit bask, kështu që gjermani është ai që është në pole position për të zëvendësuar spanjollin. Anglezët kanë në listën e tyre të kandidaturave për portën edhe emra të tjerë si Onana I Ajaxit apo Gianluigi Donnaruma teë Milanit me këtë të fundit që kërkohet edhe nga PSG e Juventusi.

Por problemi në këtë pikë qëndron te Barcelona që është e vendosur të mbajë Ter Stegen në radhët e saj, pasi është një prej futbollistëve më vendimtarë dhe tashmë ka nisur punën për rinovimin e kontratës së tij, edhe pse bisedimet me portierin dhe agjentët e tij po ecin  ngadalë. Chelseat në këtë pikë nuk I mbetet tjetër vecse të presë dhe të rrijë në gatishmëri nëse Ter Stegen vendos që të ndryshojë ambient verën e ardhshme.

Sfidanti.al