Pas festës, vjen ‘bomba’; Crvena Zvezda; 5 futbollistë pozitivë me Covid

Pesë futbollistë të Crvena Zvezdës në Beograd rezultuan pozitivë me coronavirus. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi serb që përmendi edhe emrat e lojtarëve të prekur nga Covid-19 dhe bëhet fjalë për Marko Gobeljic, Njegos Petrovic, Dusan Jovancic, Marko Konatar e Branko Jovicic.

Mësohet se të gjithë futbollistët me coronavirus janë mirë dhe tani janë në izolim. Katër prej tyre kanë shfaqur simptoma dhe vetëm njëri jo. Të pestë futbollistët morën pjesë në ndeshjen kundër Proleter Novi Sad që u zhvillua ditën e shtunë, kur skuadra festoi edhe titullin. Pas kësaj, e gjithë skuadra dhe stafi teknik kryen testet për coronavirus dhe deri tani asnjë tjetër nuk ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Sfidanti.al