Paris Sën Zhermen nis lëvizjen për rinovimin e Kilian Mbapesë

Me mbylljen e sezonit futbollisti,, të gjitha klubet evropiane fillojnë përgatitjet e tyre për merkaton e transferimeve dhe një prej tyre është edhe Paris Sën Zhermen. Sipas të përditshmes franceze ‘Le Parisien’, kampionët transalpinë, ndërsa janë në varësi të së ardhmes së Grizmanit, kanë filluar bisedimet për rinovimin e kontratës së Kilian Mbape.

Ky lajm i fundit u bë i ditur nga RMC Sport, sipas së cilës tratativat me 20 vjecarin i cili ka firmosur me Paris Sën Zhermenit në 2017 deri në vitin 2023, gjithsesi janë ende në fazën fillestare. Në të vërtetë ideja e transalpinëve është që të japin 2 mesazhe të qarta; ata nuk kanë ndërmend të lejojnë largimin e yllit të tyre dhe ta mbajnë atë sa më gjatë dhe të dekurajojnë të gjithë të interesuarit për të.

Por jo vetëm kaq, qëndrimi i Mbapesë mund të ndihmojë edhe në blerjen hipotetike të Grizman duke qenë se të dy u shpallën kampionë bote verën e kaluar në Rusi duke treguar sintoni në fushën e lojës. Këto dy lëvizje mund të sjellin edhe një kalim të Edinson Kavanit te Atletiko Madrid duke qenë se ‘Los Colchoneros’ mesa duket e kanë bërë një sondazh për uruguajanin.

sfidanti.al