Parashikimi që s’do t’i pëlqejë Ronaldos; te Juve nuk do ketë statistikat e Realit

Kristiano Ronaldo te Juventus nuk do të regjistrojë të njëjtat statistika si te reali i madridit. Ky është parashikimi i bërë nga kompania e teknologjisë, ‘Olocip’, por që nuk do t’i pëlqejë aspak portugezit. Sipas Shefit të Komunikacionit të kësaj kompanie, mario garrido sipas të cilit, evolucioni i teknologjisë është shumë i dukshëm në futbollin aktual ku ka filluar të aplikohet edhe sistemi VAR.

Garrido theksoi se të dhënat mund të arrijnë në një nivel shumë të avancuar. Ekziston një pjesë në këtë inteligjencë artificiale TCT-Scout që studion 3 grupe variabël që lidhen me sulmin, mbrojtjen dhe organizimin e lojës dhe parashikimi përfundimtar është se Ronlado te Juventusi nuk do të jetë si ai i Realit dhe se styatistikat e tij do të reduktohen. Por parashikimi thekson edhe se rendimenti i grupit te Juventusi do të përmirësohet. Po kështu, theksohet se te Reali i Madridit, Ronaldo kishte 1 gol për ndeshje, ndërsa te Juventusi nuk do të kalojë mesataren 0.8 gola për ndeshje.

Ky model matematik, studion të dhënat e regjistruara nga dhjetëra mijëra futbollistë të ligave më të rëndësishme evropiane,aziatike e amerikane në më shumë se 5 sezone. E reja e kësaj kompanie është vendosja e një futbollisti në një klub tjetër në të ardhmen dhe analiza e raporteve të tij me shokët e rinj të skuadrës. në këtë mënyrë bëhet parashikimi i një lojtari në momentin që ndërron ekip duke marrë parasysh kompeticionin, stilin e lojës, moshën, shokët e rinj të skuadrës.

sfidanti.al