Para 4 vitesh blinte biletë të shihte Barcelonën, tani luan me të!

Brenda katër vitesh mund të ndryshojnë shumë gjëra në jetën e një njeriu, mund të realizohen edhe ëndrrat dhe këtë gjë mund ta konfirmojë më së miri edhe mesfushori i ri i Barcelonës, holandezi Frenki de Jong.

Në nëntor 2015, Frenki bashkë me mikeshën e tij, Miki Kielemni, morën rrugën për në Barcelonë, pasi De Jongu i ri ishte një tifoz i madh i saj. Çifti shkoi në Barcelonë, bleu biletat përkatëse, u ul në vendet e caktuara diku larg fushës në “Kamp Nou” dhe pa ndeshjen, kurse tani Frenki de Jong doli në fushë dhe debutoi me Barcelonën, pasi ka nënshkruar me të një kontratë pesëvjeçare.

De Jongu me bluzën e Barcelonës veshur doli dje në fushën e stadiumit “San Mame” të Atletik Bilbaos, ndërkohë që javën e ardhshme ai do të luajë me ekipin e tij në fushën e “Kamp Nout”, por kësaj here mikesha e tij, Miki, e ka të garantuar vendin në llozhën VIP.

Sfidanti.al