Ndersa presidenti i Federates Spanjolle, Luis Rubiales po mendon se cilin mes Luis Enrikes, Sanchez Flores dhe Miçel, tifozeria iberike i ka me te qarta idete. Sipas nje sondazhi te kryer nga e perditshmja ‘Marca’, kandidati i preferuar i tifozeve eshte pikerisht Luis Enrike.
Ne sondazh moren pjese 150 mije perdorues interneti, 38% e te cileve konsideruan Luis Enriken si zgjedhjen e duhur per te marre drejtimin e perfaqesueses spanjolle. Shume te distancuar ishin Miçel me 11% te preferencave dhe Kike Sançez Flores me 10%..
Ne te kaluaren Luis Enrike deklaroi se e deshironte marrjen e drejtimin e Spanjes dhe tashme duket se ka ardhur koha qe kjo te ndodhe. Luis Enrike ka si avantazh ne kete gare, trofete e fituar me Barcelonen, 1 Lige Kampionesh, 2 kampionate, 3 Kupa Mbreti, 1 boteror klubesh, 1 Superkupe te Evropes e 1 Superkupe te Spanjes. Si futbollist, Luis Enrike ka zhvilluar 62 ndeshje duke shenuar 12 gola dhe ka marre pjese ne 1 Evropian dhe 3 Boterore.
Sfidanti.al