Palmeiras fiton titullin në Brazil

Barazimi 1-1 kundër Cruzeiros i ka mjaftuar Palmeirasit për të triumfuar në garën për titullin kampion të Brazilit. Ky është trofeu i 12 në historinë e skuadrës bardhjeshile ku ylli Endrick shënoi golin e vetëm të sfidës dhe u ngjit në kuotën 11 në moshën 17-vjeçare, duke parakaluar edhe Neymar që ka shënuar vetëm 10 në sezonin më të mirë të tij me Santosin. Sulmuesi i talentuar është një lojtar i Realit të Madridit tashmë ndërsa Palmeiras do të arkëtojë diçka më shumë se 35 milionë euro.

sfidanti.al