Pa u bërë mirë tinejxher, hyn në histori: 13 vjeç debuton..

Karamoko Dembele është me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe stërvitet në ekipin gjigant të “Selltik parkut”. Ky futbollist i talentuar konsiderohet si një perlë e vërtetë dhe, megjithëse, shkon në shkollë në klasën e 7-të, ndodhet në prag të përfshirjës në ekipin e të rriturve “bardhegjelbër”. Por, sidoqoftë, është ende herët që të parashikohet sesi do t’i shkojnë punët kësaj “perle” te zezë në ekipin e madh të Glasgout, pasi ai sapo ka futur këmbët në futbollin e madh, por, megjithatë, qysh tani, mund të thuhet se ai është bërë pjesë e historisë së futbollit. Bashkatdhetari i vogël i Didie Drogbas dhe të Jaja Tures nga vendi afrikanoperendimor i lartpërmendur, tanimë, ka tërhequr vemendjen e  opinionit publik sportiv planetar dhe emri i tij shihet mjaft shpesh në rubrikat sportive të shumë mediumeve botërorë.

Dembele ka debutuar me futbollistë deri në moshën 20 vjeç që, në fakt, përbëjnë rezervën e ekipit të të rriturve të Selltikut të Glasgout. Debutimi në fushat e futbollit me një ekip të rangut të Selltikut nuk është një dukuri e zakonshme në botën e futbollit. Deri tani, sikurse vënë në dukje mediume të ndryshëm, nuk ka ndodhur që një djalë kaq i vogël të luajë në të njëjtin ekip me lojtarë që janë shumë më të mëdhenj sesa ai në moshë, pothuajse të rritur.

Sfidanti.al