Miki Rurk do të kthehet në boks 63 vjeç!!!

Aktori hollivudian me popullaritet të madh, Miki Rurk, 63 vjeç, po konsideron që të kthehet në boks dhe, në shkurt ose në mars të vitit të ardhshëm, të hipë përsëri në ring në një ndeshje që, ka mundësi, që të zhvillohet në Uralet e Rusisë. Agjenti i aktorit-boksier, Vadim Kronollov, tanimë, ka filuar që të punojë për organizimin e kësaj ndeshjeje. Aktori i njohur që, deri tani, e ka konsideruar veten si një boksier të pensionuar, tanimë, ka filluar seancat e përditshme të stërvitjës në një klub të Los Anxhelosit. Në fakt, Miki, në karrierën e tij si boksier, ka zhvilluar tetë ndeshje, duke shënuar gjashtë fitore dhe dy humbje.

Sfidanti.al